Hip hop ylli, Ledri Vula, po shijon një nga momentet më të suksesshme në karrierën e tij.
Ai performoi para 300 mijë adhuruesve në koncertin e madh të pavarësisë bashkë me Rita Orën.
Po ashtu, Ledri publikoi edhe projektin “I Vogël” në dedikim të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Por, së fundmi reperi është përballur me një varg akuzash e fyerjesh publike nga një ish-bashkëpuntor, Dj Blunt, i cili e ka cilësuar si hipokrit dhe mosmirënjohës.
Megjithatë, nga seria e ofendimeve dhe kërcënimeve aspak i shqetësuar nuk po tregohet Ledri, i cili po qëndron në Brezovicë për t’u relaksuar.
Ai në InstaStory ka publikuar një seri të storieve ku shfaqet në momente relaksuese.
Ledri ka paralajmëruar një album për vitin 2018. /Telegrafi/