Futbolli në Holandë është duke e përdorur për herë të parë një sistem të ri arbitrimi, duke integruar teknologjinë në fushën e blertë.
Gjyqtarët në Holandë tani do të kenë një ndihmës i cili nga zyra e tij nëpërmjet monitorimit do të ndihmojë kolegët e tij në gjykimin e ndeshjes.
Ky projekt është zbatuar gjatë ndeshjes Williem II – Ajax, kur Anouar Kali u bë “viktima” e parë e gjyqtarit ndihmës që e përjashtoi nga ndeshja.
Fillimisht ishte arbitri kryesor ai që dha karton të verdhë ndërsa me ndihëm e monitorëve gjyqtari vëzhgues këshilloi që lojtari duhej ndëshkuar me karton të kuq.