Në bazë të hulumtimeve të mëhershme nga viti 2015, në sektorin e zhvillimit të softuerave dhe teknologjisë informatike (TI) në Maqedoni ka më pak femra, pra rreth 27%, si edhe më pakë femra në pozita udhëheqëse, pra 12%, edhe pse numri më i madh i të arsimuarve janë femra, transmeton Telegrafi Maqedoni.
TI-ja është një industri globale me një rritje mjaft të shpejtë, ndërkaq punësimi i femrave në këtë sektor duhet të ketë përparësi. Kjo thuhet në hulumtimet në nivel të Bashkimit Evropian (BE)./Telegrafi/