Site icon Telegrafi

Teknologjia e lartë në brendi të Audi Q5

Linjat e ndryshuara përjashta, do të kenë edhe teknologji të lartë brenda

Deri më tani, i kemi parë ndryshimet që janë bërë në Audi Q5, derisa po i nënshtrohej fazës së testimit, me disa shtresa kamuflazhi, transmeton Telegrafi. I lansuar më 2016, gjenerata e dytë e kësaj makinë, ka pasur nevojë të madhe për ndryshim, si brenda ashtu edhe jashtë.

Me të parë pjesën e jashtme, reporterët kanë siguruar edhe pamjet e kabinës së kësaj makine, që ka teknologji të lartë. Në shikim të parë, vërehet ngjashmëria që ka me Audi A4, vetëm se ekrani me 10.1 inç e ka bërë edhe më praktik.

Shoferi do të ndihmohet nga një ekran i vogël, që është i ndjeshëm në prekje dhe kryen shumë funksione, ndërsa makinës i është ndryshuar edhe ndërruesi i shpejtësive.

Ka mundësi që Audi Q5, ta ketë motorin me 2.0 litra që prodhon deri 367 kuaj fuqi, kur të arrijë deri në fund të vitit, me një stil shumë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version