Telegrafi

Teknikë e veçantë e policit për të ndihmuar studentin e dehur (Foto)

Një polici në Cardiff të Anglisë, e ka gjetur studentin e njohur vetëm si Cameron në gjendje aq shumë të dehur, sa që nuk dinte të tregonte as ku e ka shtëpinë.

Në atë moment, mbrojtësi i rendit ia ka marrë telefonin dhe ka pyetur në grupin e parë të miqve të tij në Facebook, se ku banon pronari i kësaj llogarie, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ata vetëm kanë qeshur dhe nuk i kanë kthyer përgjigje normale, duke menduar se Cameron po mahitet.

Për këtë arsye, polici e ka bërë një ‘selfie’ dhe iu ka dërguar atyre, për t’i bindur se kush është duke shkruar.

Polici shfaqet papritmas në grup

“Tani a po më besoni. Ju lutem më tregoni se ku e ka shtëpinë, sepse ky nuk po di të flasë mirë”, ka shkruar polici.

Pasi i kanë treguar adresën dhe i kanë ndihmuar të orientohet, ata e kanë falënderuar që u ndihmoi shokun të shkoi i sigurt në shtëpi.

“Ky është mbrojtësi i rendit që punoi zgjuar dhe shpëtoi shokun tonë. Është një hero, megjithëse në fillim na bëri të qeshemi” janë komentuar fotografitë e publikuara. /Telegrafi/