Site icon Telegrafi

Teknika e re ‘pioniere’ që mund të dallojë kancerin e syrit – i duhet ‘më pak se një sekondë’

Pengesa më e madhe për përmirësimin e shkallës së mbijetesës së kancerit është vonesa në zbulimin.

Fatmirësisht, përparimet e teknologjisë po ndihmojnë për të ngushtuar hendekun midis zbulimit dhe diagnostikimit.

Studiuesit kanë zhvilluar një pajisje “pioniere” 3D e cila mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të syrit në një mënyrë të shpejtë, efikase dhe të lirë.

Pajisja me kosto të ulët, e cila mund të kapë imazhe 3D të syrit, mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e glaukomës – një gjendje tjetër e syve që përfiton nga zbulimi i hershëm. Pajisja mund të kapë imazhe të retinës, pjesës së pasme të syrit dhe kornesë dhe mund të shtohet në një llambë të çarë e cila përdoret zakonisht nga optometristët për të kontrolluar shëndetin e syrit.

Lexo po ashtu Burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i lëkurës sesa gratë

Makinat ekzistuese për imazhe 3D mund të kushtojnë deri në 118 mijë euro gjë që shpesh i bën ato shumë të shtrenjta për përdorim në shkallë të gjerë të popullsisë.

Një version i modifikuar i teknologjisë mund të bëjë të mundur që njerëzit të bëjnë “selfie” të retinës së tyre, që do të thotë se makina mund të përdoret në mjedise jo të mbikëqyrura si farmacitë. Pajisja është zhvilluar nga Doktor Mario Giardini, Doktor Ian Coghill dhe Kirsty Jordan, në Departamentin e Inxhinierisë Biomjekësore të Universitetit të Strathclyde.

Lexo po ashtu Testi i ri mund të diagnostikoj kancerin e prostatës te personat me ngjyrë

Doktor Giardini tha: “Pacientët mund të fotografohen lehtësisht dhe me kosto të ulët, pa nevojën e pranisë së një specialisti. Pajisja jonë merr imazhe 3D në mënyrë të besueshme dhe është e rehatshme dhe e shpejtë, në më pak se një sekondë”.

“Teknologjia ka potencialin të revolucionarizojë ekzaminimin dhe ndjekjen brenda komunitetit të kushteve të tilla si glaukoma, siç mund ta përballonte çdo optometrist, kudo në botë. Kjo punë e bën diagnostikimin e syve më të aksesueshëm, duke reduktuar pabarazitë”. /Telegrafi/

Exit mobile version