Telegrafi

Teknika 90-sekondëshe në dush që e praktikon edhe Victoria Beckham për t’u mbushur energji

Nëse jeni pa disponim posa të zgjoheni dhe iu duhen dy kafe për t’ia filluar punës, atëherë ekspertët këshillojnë të filloni të bëni dush 90-sekondësh çdo mëngjes për t’u mbushur me energji.

Ekspertët e ‘Career Girl Academy’ thonë se shumica e njerëzve bëjnë dush në mënyrë të gabuar në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, uji i ngrohtë me të cilin pastroheni vetëm sa e ngadalëson trupin.

Ata këshillojnë të pastroheni në ujë të ftohët për 30 sekonda, pastaj 30 sekonda me ujë të ngrohët dhe në fund 30 sekonda me ujë edhe më të ftohët.

Edhe pse kjo mund t’iu duket si e paarritshme, kombinimi i ujit të ngrohët me të ftohët i hap kapilarët dhe e përmirëson qarkullimin, gjëra të cilat e stimulojnë trurin dhe trupin.

Veç kësaj, dushi i ftohët në mëngjes e redukton edhe stresin sepse e krijon një nivel të tolerancës, e përmirëson sistemin e imunitetit, etj.

Besohet se edhe Victoria Beckham e praktikon rregullisht këtë metodë. /Telegrafi/