Telegrafi

Tejkaluan dyfishë shpejtësinë e lejuar, gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e mëngjesit kanë shqiptuar gjoba ndaj dy shoferëve në raste të ndryshme për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj. 

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se sot rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka ndaluar shoferin P.S (M/K) i moshës 29 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 167 km/h.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Ndërsa, rreth orës 08:52 në rrugën ‘’Driton Islam’’ në Ferizaj, policët kanë ndaluar shoferin tjetër A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 97 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /Telegrafi/