Site icon Telegrafi

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 500 euro

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka gjobitur me 500 euro një shofer në Gjilan.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është marrë patentë-shoferi për një vit dhe i janë shqiptuar pesë pikë negative.

Policia bëri të ditur se njësiti i komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik  ka identifikuar shoferin, i cili duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h.

“Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj  kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej pesëqind euro (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një (1) vit”, thuhet në njoftimin për media.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan inkurajoi mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

“Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version