Telegrafi

Tejkaloi shpejtësinë në zonën e kufizimit 60 km/h, dënohet me 300 euro 22 vjeçari nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:45 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive “, ka ndaluar shoferin I.H (RMV), i moshës 22 vjeçar, i cili me veturën e tij BMË zhvilloi shpejtësi 128 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h.

“Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro dhe masë mbrojtëse prej tre 3muajve.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut”, thuhet në njoftim.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/