Telegrafi

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar në rrugën Gjilan-Ferizaj, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 10.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Në pikën e kontrollit të automjeteve në rrugën Gjilan – ferizaj, policia ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h ka vozitur me shpejtësinë 150 km/h.

Sipas një njoftimi për media të policisë, bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/