Site icon Telegrafi

Tejkaloi në vijë të plotë veturën e Policisë, gjobitet shoferi në Ferizaj

Foto: Arkiv

Një 54-vjeçar është gjobitur nga Policia e Kosovës për tejkalim në vijë të plotë.

Sipas Policisë, I.H. gjatë udhëtimit në rrugën Ferizaj-Kaçanik, përkatësisht në fshatin Rakaj, kishte tejkaluar një veturë zyrtare të Policisë në vijë të plotë.

Për këtë veprim, Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për tre muaj.

Tutje, përmes komunikatës, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat.
Exit mobile version