Telegrafi

Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Gjilan gjobitet me 150 euro dhe i konfiskohet patentë-shoferi

Me 150 euro është gjobitur një shofer pasi me automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia njoftoi të enjten se ky veprim bie ndesh me rregullat e trafikut dhe rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Ndaj, kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe dy pikë negative si dhe i është konfiskuar patentë-shoferi për tre muaj.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

“Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje./Telegrafi/