Policia e Kosovës njoftoi se këtë të shtunë, rreth orës 17:40, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.
Sipas njoftimit, i njëjti në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.
Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobën për kundërvajtje 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit”, thuhet në komunikatën për media.
Policia tutje ka thënë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje. /Telegrafi/