Telegrafi

Tejkaloi dy vetura në vijё tё plotё në Gllarevё, shoferi gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 13 qershorit ka pranuar një video-incizim nga njё qytetar, ku shihet një shofer duke bërë tejkalim tё dy veturave në vijё tё plotё.

Videoja thuhet se është realizuar në një rrugë në fshatin Gllarevё të Klinёs.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative si dhe tre muaj masë mbrojtëse.

“Nga njёsiti rajonal i komunikacionit rrugor DRP Pejё, ёshtё ftuar kundёrvajtёsi dhe tё njëjtit i ёshtё shqiptuar tiketa me gjobë prej 150 euro, dy pikё negative dhe tre muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/