Site icon Telegrafi

Tejkalohet shuma e ofruar nga Jim Ratcliffe: Sheikh Jassim përmirëson ofertën për blerjen e Manchester United

Sheikh Jassim ka paraqitur një ofertë të dytë për Manchester United gjatë natës së kaluar.

Përfaqësuesit e tij konfirmuan se një tjetër ofertë është paraqitur, sipas asaj që raporton BBC.

Pretendohet se grupi i Sheikh Jassim janë “të sigurt” se do e fitojnë garën për blerjen e Manchester United me ofertën që kanë propozuar.

Lexo po ashtu Sheiku nga Katari dhe miliarderi britanik dërguan oferta rekord për të blerë Manchester Unitedin

Ata gjithashtu besojnë se oferta është më e mira për United dhe komunitetin lokal.

Sky Sports raporton se oferta është rreth 5.8 miliardë euro.

Pronarët aktualë Glazers vlerësojnë Manchester United në 6.8 miliardë euro.

Lexo po ashtu Sheikh Jassim i gatshëm të rrisë me mbi 1 miliard euro ofertën për blerjen e Man Utd

Ndërkohë, njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe,  dorëzoi  ofertën e tij të përmirësuar prej 5.5 miliardë euro, 24 orë përpara afatit përfundimtar të së premtes në orën 16:00.

Sheikh Jassim nga ana tjetër po luante një lojë “guximi” me agjentët e shitjes së Manchester United pasi ai në mënyrë efektive deklaroi orarin e tij të ofertës.

Por, oferta thuhet se mbërriti brenda natës të së premtes. /Telegrafi/

Exit mobile version