Telegrafi

Tejkalohen problemet me aplikacionin online për verifikimin e votuesve në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka patur probleme me aplikacionin online për verifikimin e qytetarëve në Listën Zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, ky problem është tejkaluar dhe se aplikacioni është plotësisht funksional dhe qytetarët mund të verifikojnë veten e tyre, apo të familjarve të tyre.

Gjithashtu, KSHZ-ja bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të jetë në funksion edhe aplikacioni për verifikim të presonave që do të votojnë në përfaqësitë diplomatike-konzullare të Maqedonisë në vendet e jashtme./Telegrafi/