Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka patur probleme me aplikacionin online për verifikimin e qytetarëve në Listën Zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, ky problem është tejkaluar dhe se aplikacioni është plotësisht funksional dhe qytetarët mund të verifikojnë veten e tyre, apo të familjarve të tyre.
Gjithashtu, KSHZ-ja bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të jetë në funksion edhe aplikacioni për verifikim të presonave që do të votojnë në përfaqësitë diplomatike-konzullare të Maqedonisë në vendet e jashtme./Telegrafi/