Telegrafi

Teixeira te Interi në janar?

Interi raportohet se do të huazojë Alex Teixerian në janar. Kjo pritet të ndodhë në mënyrë që të lihet buxhet shtesë për një qendërmbrojtës.

Ishte komunikuar se Nerazzurët kanë gjeneruar humbje prej 24 milionë euro prej sezonit të kaluar, por kjo nuk i sheh ata të rrezikuar nga Financial Fair Play.

Megjithatë, kjo pritet të pengojë Nerazzurët që të shpenzojnë siç dëshiroijnë në janar dhe duhet të blejnë lojtarë me mençuri. Kështu, zikaltrit kanë në plan që të transferojnë një qendërmbrojtës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Por, në plane është edhe Teixerira nga Jiangsu Suning, që sipas Tuttosport do të transferohet si huazim në janar në mënyrë që të lë buxhet për një mbrojtës.

Klubi kinez Jiangsu dhe Interi janë në pronësi të Suning Group dhe kjo marrëveshje mund të kryhet lehtësisht dhe me pak para.

Kjo do të shtonte buxhetin menjëherë për një qendërmbrojtës i cili shihet si alternativë e Milan Skriniarit. /Telegrafi/