Tecno Spark 9 Pro u lansua më herët këtë vit me një përzgjedhje të ngjyrave të ndryshme.
Tani Tecno ka bashkëpunuar me Designworks, studio inovatore e dizajnit për BMW Group, për të krijuar një edicion special të këtij telefoni me emërtimin Spark 9 Pro Sport Edition.
Designworks ishte ngarkuar me përzgjedhjen e materialeve, ngjyrës dhe përfundimin e këtij edicioni special, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Dizajni me sa duket ishte inspiruar nga një “hajmali nga kristali i akullt” dhe përzien të blunë tamatikën e dizajnit më konsistente.
Dy kamerat e rrumbullakëta ngjasojnë me logon e BMW, por më shumë duken si një “nderim” ndaj logos se sa një kopje 1:1.
Spark 9 Pro Sport Edition synon tregun e konsumatorëve më të rinj në moshë të cilët vlerësojnë gjërat luksoze, sidomos për markat luksoze të automobilave. Ekipi i dizajnit i ngjasojë telefonat e mençur me veturat për shkak të marrëdhënies personale që pronaret i kanë me to.
“Të punosh bashkë me një kompani si Tecno është diçka inspiruese, pasi që na jep një mundësi që të fokusohemi tek përvojat e një përdoruesi tjetër – të atij që përdor telefonin e mençur”, tha Andre De Salid, Drejtor Kreativ dhe Dizajner Industrial tek Design Works.
“Përderisa është një dallim i madh, ajo që telefonat e mençur dhe veturat kanë të ngjashme është se ato janë shumë personale për pronarët e tyre dhe janë diçka në të cilat mund të bazohesh çdo ditë, dhe ato janë gjithashtu një mjet i shprehjes personale”, shtoi tutje ai.
Ky telefon është i njëjtë me performancat e Spark 9 Pro. Kjo do të thotë se ka një ekran 6.6 inç IPS LCD FHD+, një çip Helio G85 me 4GB RAM memorie dhe hapësirë prej 128GB (e cila mund të zgjerohet), një kamerë kryesore prej 50MP dhe një kamerë selfie prej 32MP, plus bateri me kapacitet 5,000mAh me karikim prej 18W. /Telegrafi/