Site icon Telegrafi

TechArt do të prezantojë një Porsche në panairin e Gjenevës (Foto)

Modifikimin misterioz, kompania gjermane do ta prezantojë ne Geneva Motor Show

Tani që kanë mbetur më pak se një muaj, deri ën fillimin e panairit të Gjenevës, shumë prodhues të makinave, nisën të tregojnë detajet se çfarë do të prezantojnë, transmeton Telegrafi.

Konfirmimin se do të jetë në këtë aktivitet që fillon me shtatë mars, e ka pranuar edhe TechArt, duke bërë të ditur se do ta prezantojë një makinë të modifikuar.

Kompania gjermane që merret me ndryshimin e makinave, njoftoi se do të sjellë një Porsche, por nuk janë bërë të ditura detajet, se çfarë ndryshimesh ka pësuar vetura.

Bazuar në makinën e mbështjellë, mund të thuhet se në bazë të linjave dhe disa prej fryerjeve, bëhet fjalë për modelin 911 GT2 RS.

Meqenëse kjo Porsche i ka 700 kuaj fuqi, besohet se i është modifikuar motori, për të prodhuar edhe 70 njësi më shumë.

Eksterieri pritet t’i jetë ndryshuar me metal me fibra karboni, që e kanë bërë më të lehtë dhe mbase edhe më aerodinamik. /Telegrafi/

Exit mobile version