Aktualisht në funksion vetëm njëri bllok i TEC Manastirit, që nënkupton se termocentrali më i madh i energjisë elektrike po punon me 1/3 e kapacitetit për të prodhuar rrymë.
Përgjegjësit e ESM dhe TEC-Manastirit thanë se për momentin punon Blloku 2, ndërsa blloku 1 është në përfundim të riparimit dhe pritet të lëshohet në funksion deri në fund të javës, informon Alsat.
Por, sipas drejtorit Pece Matevski ,deri në fund të muajit pritet të vij edhe transformatori i djegur i Bllokut 3 që gjatë nëntorit të rikthehet në punë.
Por vendi ynë vazhdon të blejë thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria, pasi që, xehja e vendit nuk është aq me kalori (kiloxhul) për të përmbushur prodhimin maksimal të energjisë elektrike.
/ Alsat.mk