Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se nuk e di se ku planifikon Barcelona ta presë El Clasicon e planifikuar ndaj Real Madridit, në muajin maj.
Barça shpreson presë El Clasicon në Camp Nou të rinovuar rishtazi, por Tebas pranon se po flitet që ndeshja të zhvillohet jashtë vendit.
“Ata nuk na kanë komunikuar asgjë dhe unë di njësoj si ju, çfarë kam mundur të lexoj dhe asgjë më shumë”, ka thënë fillimisht Tebas.
“Madje flitet për të luajtur jashtë Spanjës dhe gjëra të tilla. Ne nuk dimë asgjë”.
“Në fakt nëse ka ndonjë problem që ka ndodhur edhe herë të tjera të forcave madhore në stadiume të tjera për shkak të ndërtimeve, skuadrat kanë luajtur gjithmonë jashtë stadiumit të tyre”.
“Do të më duhej të kisha autorizim nga klubi tjetër, që është Real Madridi, dhe do të shqyrtohej”, përfundoi presidenti i La Ligës. /Telegrafi/