Sonte, më 22 janar, nga ora 20:00, hapet nata e parë e Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës”.
Ky festival hapet me shfaqjen “Bëje ose vdis” nga Jeton Neziraj me regji të blerta Neziraj, të Teatrit të Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”.
Shfaqja “Bëje ose vdis” ishte dhënë premierë në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë me 15 dhjetor 2024, ku autori i shfaqjes Jeton Neziraj ishte shprehur se përmes shfaqjes “Bëje ose vdis” kanë arritur të përcjellin tek publiku sakrificën dhe idenë që kanë pasur të burgosurit politk shqiptar nga sistemi serbo-jugosllav në periudha të ndryshme kohore.
Theksojmë që shfaja “Bëje ose vdis”, ]është një dramë në të cilën flitet për të burgosurit politik që kanë qenë të burgosur nga sistemi jugosllav, ku në theks të veçantë vihen në pah sfidat e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët Jahja Shehu, Edi Kastrati, Ernest Malazogu, Armend Smajli, Albulena Kryeziu Bokshi dhe Altina Kusari. /Telegrafi/