Marrëdhënia Tea-Fisniku është ende prezent, por tanimë vetëm si thashetheme për banorët e “Big Brother Albania 8”.
Eleonora, Xhensila dhe Alba sjellin dhe njëherë në vëmendje sjelljen e Teas me Fisnikun. Pak më parë ajo shprehu në oborrin e shtëpisë se ndjen mungesën e Fisnikut. Alba është kurioze të dijë se çfarë ka vendosu Tea në lidhje me Fisnikun dhe e pyet.
Sapo Tea u afrohet ato ndërpresin bisedën. Pyetja e Albës vjen e drejtpërdrejt: “Do kesh diçka më shumë me Fisnikun apo jo?”. Tea përgjigjet se raportin me Fisniku do mundohet që ta mbajë dhe pse do jetojnë në vende të ndryshme.
Por pyetja e Albës vjen më e drejtpërdrejt “Do kesh diçka më shumë apo jo?”. Tea i thotë si e bezdisur nga kjo pyetje se nuk do të ketë asgjë më shumë se shoqëri dhe se brenda shtëpisë ajo ka qenë e detyruar nga rrethanat por nuk ndjen asgjë më shumë.