Ajo ka qenë një nga vajzat më të diskutuara në “Big Brother Albania 8”.
Megjithatë Tea vajza nga Korça ka surprizuar edhe pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother. Ajo nuk e ka kaluar mbrëmjen me Fisnikut ashtu siç mendohej, por me Kristin.
Më herët djali e kishte shprehur simpatinë për Tean por jashtë dyerve të Big Brother.
Tea ka dalë nga loja dhe është ftuar nga Kristi me të cilin thuajse e kanë gdhirë natën bashkë në një lokal të Tiranës.
Nëse e prisnin që pas kësaj dalje të kishte diçka konkrete mes Teas dhe Fisnikut, ka gjasa që fokusi i saj të ndryshojë.
Ndoshta Kristi i rrëmbeu vëmendjen me humorin dhe batutat e tij.