Site icon Telegrafi

Tea befasohet për ditëlindje nga Veseli (Foto)

Njëra ndër banoret më të përfolura të shtëpisë së Big Brother 8, Tea Zhuli ka festuar ditëlindjen. Ajo është njëherësh edhe e dashura e fituesit të këtij edicioni Veselit.

Bukuroshja shqiptare siç duket ka shumë fansa dhe njerëz pranë vetes. Pasi që ata i bënë asaj shumë urime dhe disa tufa me lule.

Me këtë rast Tea ka falënderuar edhe të gjithë ata që ia bën asaj këtë ditë të veçantë, shkruan Indeks.
Mirëpo cila ka qenë dhurata e Veselit për Tean nuk e dimë, pasi që ajo përveç këtyre luleve nga simpatizantët e saj nuk ka publikuar ndonjë dhuratë apo falënderim të veçantë ndaj të dashurit të saj.

Me sa duket Veseli ka qenë i zënë me provat e DWS, ku ai konsiderohet favorit. /Telegrafi/

Exit mobile version