Telegrafi

Të zhveshur për Shën Valentin, Emily Ratajkowski dhe Eric Andre konfirmojnë se janë bashkë

(Foto: Gotham/GC Images/Getty Images)

Modelja Emily Ratajkowski dhe aktori i humorit, Eric Andre, vendosën t’i ndajnë dukjet e tyre intime për ditën e Shën Valentinit në rrjetet sociale duke pozuar lakuriq.

Në një postim të publikuar në profilin e komikut, ai shihet i shtrirë i zhveshur në një divan, ku ka fshehur pjesën e tij intime me një emotikon zemre.

Me këtë postim ku shkruan “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”, çifti ka konfirmuar zërat se janë në një lidhje.

Ndërkohë, reflektimi i Emily shihet në pasqyrë pas Andre, teksa e fotografon atë. Ajo duket se nuk ka veshur asgjë tjetër veç të brendshmeve të kuqe rrjetë teksa pozon dhe tregon e zhveshur të pasmet.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski dhe Eric Andre shijojnë pushimet bashkë, shfaqen në disa momente intime

Të dy shijuan gjithashtu një takim para Ditës së Shën Valentinit në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden.

Kujtojmë se muajin e kaluar modelja dhe komiku nxitën thashethemet për një lidhje, pasi u panë në një natë në Neë York dhe më pas u fotografuan së bashku në ishujt Kajman. /Telegrafi/