Telegrafi

A do të zgjerohet familja e Norës dhe Robertit? Këngëtarja jep përgjigjjen (Video)

Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Prive” në Klan Kosova.

Ajo ka folur për më të rejat në karrierën e saj, gjersa nuk ka hezituar tu përgjigjet edhe pyetjeve rreth jetës private.

Në pyetjen nëse ajo dhe Roberti kanë ndër mend ta zgjerojnë familjen duke e shtuar me një fëmijë? Nora u përgjigj se për momentin Renee i jep gjithë kënaqësinë dhe kohën e duhur për tu marrë me të, ndaj njëherë për njëherë nuk kanë në plan ndonjë fëmijë tjetër.

Sezoni veror do ta gjejë këngëtaren Istrefi edhe me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/