Site icon Telegrafi

“Do të vija bast tek ky”, Dani Alves zbulon se cilin do ta transferonte mes Haalandit dhe Mbappes

Legjenda e Barcelonës, Dani Alves, ka paralajmëruar klubet që të mos e thyejnë bankën për nënshkrimin e Erling Haaland, pasi beson se do të shpenzohej më mirë për Kylian Mbappe.

Haaland dhe Mbappe janë dy nga lojtarët më të kërkuar të futbollit evropian dhe dyshja mund të jenë në lëvizje këtë verë.

Mbappe, 23 vjeç, i skadon kontrata me Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe ka qenë i lidhur fort me Real Madridin, i cili kishte një ofertë prej 200 milionë eurosh për francezin e refuzuar verën e kaluar.

Real Madridi është gjithashtu i interesuar për Haaland, i cili ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale me Borussia Dortmund, ndërsa Manchester City dhe Barcelona gjithashtu janë lidhur me sulmuesin.

Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas flet për Dembelen, Mbappen dhe Haalandin

Kur u pyet për të përmendur se cilin preferon ta transferojë nga dyshja e talenteve, Alves nuk kishte dyshime se cilin lojtar do të zgjidhte.

“Unë nuk do të hidhja gjithçka në Haaland. Sinqerisht, nuk do të shpenzoja shumë para për të. Për Mbappen po, por jo për Haaland”, ka thënë fillimisht Alves për gazetën spanjolle Sport.

“Unë jam duke luajtur si drejtor sportiv këtu, por së pari do të vë bast te Mbappe. Ai duket më i kompletuar në çdo aspekt”.

“Nëse do të bësh një investim të madh, duhet ta bësh atë në mënyrën më të mirë. Nëse do të varet nga unë, do të vë bast te Mbappe”, përfundoi braziliani.

Mbappe ka shënuar 160 gola në 209 ndeshje për PSG-në që kur u bashkua nga Monaco në vitin 2017.

Ndërkohë, Haaland ka arritur tashmë 80 gola në vetëm 84 ndeshje që kur nënshkroi për Dortmundin nga Red Bull Salzburg në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version