Spektakli i Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas hyrjes së banorit më të ri, Gjesti.
Megjithatë, pranimi i tij në shtëpi nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi disa prej banorëve kanë reaguar ashpër ndaj tij që nga momenti i hyrjes.
Provokimet, ofendimet dhe kërcënimet ndaj Gjestit kanë qenë të vazhdueshme që nga nata e së martës, kur u zhvillua spektakli.
Situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmë, kur një përplasje mes Gjestit dhe banorit Gerti përfundoi me kërcënime të hapura nga ky i fundit.
Në një moment tensioni, Gerti i drejtoi Gjestit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe pas daljes nga shtëpia: “Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, tha Gerti duke shtuar: “Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”.
Kjo situatë ka shkaktuar debat të madh mes ndjekësve të spektaklit dhe në rrjetet sociale. Shumë shikues kanë shprehur shqetësimin për tonin agresiv të Gertit, duke bërë thirrje për ndërhyrje nga produksioni për të qetësuar situatën. /Telegrafi/