Rrobat dikujt i shërbejnë që me to të mbulohen, dikujt pikërisht që me to të theksojë format e veta. “Të veshura, por edhe sikur nuk kanë vënë asgjë në trup”, këtë përshtypje lënë këto yje.
Kur t’i keni parë veshjet e këtilla provokuese të yjeve të njohura, a do të vishnit edhe ju diçka të këtillë?
Naomi Campbel është sfiduese vetvetiu. Por kur me veshje tregon diç më tepër, atë joshje të saj e ngre në maksimum, transmeton Telegrafi.
Naomi adhuron t’i vërë në pah atributet e veta. A e ka gabim?
Chrissy Teigen ka theksuar në mënyrë diskrete feminitetin e vet. Nën xhaketë ka treguar bodi me dantella dhe një kombinim të këtillë elegant e ka shndërruar në veshje shik.
Aty ku është lakuriqësia, aty është edhe Kim Kardashian. Rrallë kush në atë mënyrë me kokëfortësi plason gardërobën sfiduese. Po të shëtiste lakuriq rrugëve, askush nuk do të befasohej!
Madje as Gwinet Paltrow nuk i ka rezistuar trendit, patjetër është detyruar t’i vërë në pah atributet e veta.
Telegrafi/