Kim Kardashian ka rrëfyer në polici se portieri i apartamentit të saj në Paris, i cili u plaçkit pak ditë më parë, ishte shumë i qetë, edhe pse ishte i lidhur me një revole drejtuar në kokën e tij.
Ajo deklaroi se portieri u kishte hapur portën dhe se ishte me ta gjatë gjithë kohës, gjersa më pas Kim kishte pyetur: “A do të vdesim”, dhe ai me gjakftohtësi i kishte thënë: “Nuk e di”.
Kim e cila ishte e lidhur në duar dhe këmbë e kishin futur në banjë, përderisa ata kanë vjedhur stoli të çmuara në vlerë prej 8.5 milion dollarë, ndër to edhe unazën e martesës 3.5 milion dollarëshe.