Site icon Telegrafi

Do të vazhdojë projekti për fundjava falas për pensionistët e Maqedonisë (Video)

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM ka thënë se projekti për fundjavë turistike për pensionistët e Maqedonisë do të vazhdojë edhe në vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë të mirë nga OBRM-PDUKM nëse zgjidhet nga qytetarët për të udhëhequr, pensionistët do ta fitojnë edhe në vitin e ardhshëm në hotele të Ohrit, Strugës, Dojranit, Krushevës, Prespës dhe Berovës. Oferta do të përfshijë fundjavën ku do të paguhen dy netë të fjetura dhe rruga që pensionistët do të bëjnë për të shkuar në këto vende turistike.

Kjo nismë nisi vitin e kaluar dhe tani të njejtën mund ta përdorin edhe ata që marrin pension edhe ata që kujdesen për pensionistët, që marrin ndihmë për lëvizje dhe atë që marrin ndihmë nga shteti me shikim të dëmtuar./Telegrafi/

Exit mobile version