Në ndeshjen mes Alanyasporit dhe Trabzonsporit në kuadër të Superligës së Turqisë është shënuar ndoshta goli më i çuditshëm ndonjëherë në histori të futbollit.
Alanyaspor ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë, të zhvilluar të hënën mbrëma.
Golat për vendasit u shënuan nga Oguz Aydin (5’, 38’) dhe Efecan Karaca (73’), ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Nicolas Pepe (90+).
Corendon Alanyaspor’umuz – Trabzonspor: 3-1 (Maç sonucu) pic.twitter.com/uFJ9M9ieaW
— Corendon Alanyaspor 🌊☀️ (@Alanyaspor) March 4, 2024
Megjithatë, goli i dytë i ndeshjes i shënuar në minutën e 38-të ishte ai që vodhi gjithë vëmendjen.
Portieri i mysafirëve nisi ndeshjen nga vija e pesë metërshit, por qendërmbrojtësi Stefano Denswil nuk ishte i vëmendshëm.
Turkish league isn’t a serious leaguepic.twitter.com/XWnuct2EpM
— Troll Football (@TrollFootball) March 4, 2024
Denswil vazhdon të fliste me bashkëlojtarët duke harruar lojën dhe topin, ndërsa aty reagoi shpejt Aydin, i cili shënoi i pa penguar dhe në portën e zbrazët.
Ky gol i shënuar në Superligën e Turqisë ka pushtuar tashmë rrjetet sociale duke u bërë viral për mënyrën e gabimit të mbrojtësit të Trabzonspor. /Telegrafi/
Not sure what Stefano Denswil thought to himself👀pic.twitter.com/UyvCRc3EDh
— BabaGol (@BabaGol_) March 5, 2024
Stefano Denswil ne yapıyor? pic.twitter.com/9yOw1A6bAH
— De Marke Sports (@demarkesports) March 4, 2024