Një hajdut vodhi në pikë të ditës dhjetëra telefona iPhone nga një dyqan i Apple në qytetin e Oakland të Kalifornisë, sipas pamjeve që po bëjnë xhiron në internet.
Klientët e tjerë që ishin në dyqan po shikonin si të hutuar dhe nuk po reagonin aspak, transmeton Telegrafi.
Hajdutit si duket nuk i ngutej aspak dhe fuste sa mundte telefona në pantallonat e tij.
Pasi doli nga dyqani, ai u fut në makinën e tij të cilën e kishte parkuar në skaj të rrugës dhe ia mbathi.
Një gjë që po ashtu ishte e çuditshme, ishte se një veturë e policisë ishte përballë dyqanit të Apple. /Telegrafi/