Telegrafi

“Të tmerrshme, të ndyra, më të shëmtuarat” – tifozët i reagojnë Juventusit për fanellën e tretë

Juventusi ka publikuar edhe fanellën e tretë me të cilën do të luajnë në edicionin 2020/21.

Fanella e parë u prit mjaftë mirë nga përkrahësit e Zonjë së Vjetër, por jo edhe e dyta, derisa e treta i ka shokuar.

Tifozët e skuadrës italiane kishin pritur që fanella e tretë do të kishte një pamje të përafërt me dy të parat, mirëpo ata kanë mbetur të zhgënjyer.

Më një ngjyrë të zezë, e dominuar prej asaj të portokalltës, dhe me atë të bardhën në pjesët e logove, kështu është dizajnuar fanella e tretë.

Por, tifozët e Juventusit kanë reaguar duke i quajtur ato: “Të tmerrshme, të shëmtuara, më të ndytat që kemi pasur ndonjëherë”.

Në fanellat e treta kanë pozuar lojtarët si, Paulo Dybala, Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado e Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/