Ajo është një prej personazheve më të pëlqyera e më të ndjekura në rrjetet sociale.
Fjala është për të dashurën e reperit Fero, Arbenita Ismajli, e cila vazhdon të marrë vëmendje të madhe me imazhet që publikon në rrjetet sociale, përmes së cilave vë në pah figurën trupore.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit që ka ndarë me fansat në Instagram, teksa mahnit me pamjen dhe linjat atraktive trupore.
E veshur me fustan të shkurtër blu e flokët e valëzuara, modelja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Me ç’rast të shumta ishin edhe komplimentet rreth dukjes dhe falë këtyre pozave ajo ka rritur dukshëm numrin e ndjekësve në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram numëron 421 mijë njerëz.
Bukuroshja po vazhdon të jetë e kompletuar edhe në jetën personale krah Feros, edhe pse u përfol një kohë për krizë në lidhjen e tyre.
Ajo po ashtu është pjesë e brendeve të njohura në Angli, nga të cilat përfiton mjaft shumë. /Telegrafi/