Telegrafi

Të tjera poza joshëse nga pushimet luksoze të Arta Nitajt në Dubai

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, prej disa ditësh është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dubai.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi atraktive nga vendi ku pushon, duke mos hezituar t’i tregojë hiret e saj trupore.

Në një imazh të ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram, Arta është dukur tejet tërheqëse veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim.

Tutje, ajo nuk ka hezituar që të publikojë për fansat edhe një imazh me bikini nga pishina, duke vënë bë pah të pasmet e saj.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Modelja Nitaj ka qenë mjaft e përfolur muajt e fundit – kjo edhe për shkak të aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërkohë, përveç modelingut dhe politikës, bukuroshja pejane ka pasur një karrierë dy-vjeçare edhe në aktrim, duke u bërë pjesë e serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/