Derisa po i afrohet shifrës prej një milion ndjekësish në Instagram, Luana Vjollca vazhdon të jetë aktive në këtë rrjete social.
Publikimi i fotografive që vënë në pah bukurinë e biondes ka rezultuar i pëlqyeshëm nga fansat e saj, duke qenë se imazhet që i poston marrin dhjetëra mijëra pëlqime.
Gjatë ditës së diel, prezantuesja e famshme ka sjellë fotografi të reja, në të cilat ka pozuar me bikini.
Imazhet e Luanës janë nga pushimet, atje kua akoma mbretëron moti i mirë, duke qenë se te ne temperaturat tashmë janë ulur dukshëm.
Ndërsa, bukuroshja, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare, si gjithmonë, duket për mrekulli në pozat e reja.
Ajo është kujdesur që t’i vë në plan të parë format e pëlqyeshme trupore.
Ndryshe, Luana numëron mbi 908 mijë ndjekës në Instagram dhe shumë shpejt pritet ta kalojë shifrën njëmilionëshe. /Telegrafi/