Ajo është një nga artistet shqiptare që rrëmben vëmendje sa herë që ndan imazhe në rrjete sociale.
Dhe Luana Vjollca edhe këtë herë është siguruar të jetë në fokus me disa nga fotografitë që ka publikuar në Instagram.
Biondja, e cila numëron dy milionë ndjekës, vjen në formë të mrekullueshme në pozat me bikini.
Këto kanë bërë që të komplimentohet në masë të madhe nga ndjekësit e miqtë që mban në rrjetin e popullarizuar.
Ajo në fakt shfaqet me një kostum të larjes neon të markës “Guess”, ndërsa nuk ka zbuluar akoma destinacionet e këtyre pushimeve luksoze.
Pushimet e 29 vjeçares vijnë pas një sërë angazhimesh me emisionin e saj, ndonëse ditë më parë përfundoi sezonin e katërt.
Sa i përket projekteve muzikore, Luana që një kohë ka qenë më e tërhequr dhe i fundit mbetet “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/