Ajo po shijon rrezet e diellit në pushimet e saj luksoze buzë plazhit.
Dhe Rita Ora vazhdoi të shfaqte figurën e saj të tonifikuar të trupit në bikini ngjyrë kremi, teksa u lajmërua në Instagram për të ndarë me fansat një galeri fotografish nga udhëtimi i saj në ishullin St. Barts të premten.
Këngëtarja 32 vjeçe, e cila do të publikojë këngën e saj të re “You Only Love Me” më vonë këtë muaj, dukej e mrekullueshme në pozat me bikini, shkruan DailyMail.
Duke treguar barkun e saj mbresëlënës, Rita kishte veshur bikinit ngjyrë krem, ndërsa u fotografua në disa pozicione të ndryshme.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” kishte vënë syze dielli të viteve ’70 ndërsa shijonte motin e ngrohtë të ishullit ekzotik.
Një imazh tjetër madje tregoi se Rita kishte veshur një bluzë të bardhë të zbukuruar me një imazh bardh e zi të një gjoksi ‘topless’.
Rita ka qenë aktive në rrjetet sociale ditët e fundit, duke publikuar një sërë fotografish magjepsëse nga plazhi nga pushimet në St Barts, duke veshur bikini me ngjyra të ndryshme teksa ndodhet në rërën e plazhit.
Ylli ka qenë duke pritur me padurim për këngën e saj të re “You Only Love Me”, të cilën ka paralajmëruar se do ta nxjerrë në treg gjatë këtij muaji.
Rita ka një fillim të fortë në vitin 2023 pasi ajo publikoi një video në rrjetet sociale të martën, në të cilën shihej së bashku me burrin e saj Taika Waititi, 47 vjeç, në plazh duke parë fishekzjarret natën.
Klipi u shfaq për disa sekonda nën ritmet e këngës së saj të re, ndërsa në mbishkrimin e saj këngëtarja shqiptare kishte theksuar: “Befasi, po kthehem, ‘You Only Love Me’ XX/01/23”.
Rita gjithashtu ka paralajmëruar se këtë muaj do të publikojë albumin e saj të ri, i cili vjen pas pesë vjetësh që nga publikimi i albumit të saj të dytë në karrierë, “Phoenix” (2018). /Telegrafi/