Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, prej disa ditësh ka nisur pushimet në Maldive.
Ajo po shijon një periudhë të mirë jo-produktive në këtë fillim vit larg angazhimeve të përditshme.
Ndonëse është tejet aktive në rrjete sociale, 28 vjeçarja po vazhdon të ndajë imazhe e video të ndryshme.
Së fundmi, zeshkania ka publikuar dy fotografi në një palë bikini të zeza teksa në prapaskenë shfaqet një pamje e mrekullueshme e ishujve.
Për ‘look-un’ atraktiv, reagimet nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Deri në lansimin e ndonjë projekti të ri muzikor, Dora po ashtu po shijon suksesin e “Harrom” me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/