Telegrafi

Të tjera fotografi provokuese nga xhirimet e klipit të ri të Dafina Zeqirit

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Ajo ka paralajmëruar tash e sa ditë që ka përfunduar xhirimet e klipit, që do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.

Mesa duket, në videon e re muzikore këngëtarja Zeqiri do të vijë me disa skena mjaft provokuese për fansat.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga prapaskenat, ku ndër të tjerash shfaqet mjaft atraktive me dukjen e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në një prej imazheve, Dafina ka ekspozuar këmbët e saj me tatuazhe, ndërsa shfaqej e shtrirë në shtrat.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, në një tjetër fotografi këngëtarja ka pozuar sipër një motori me një veshje mjaft provokuese, e që mesa duket kjo do të jetë një tjetër skenë ‘e nxehtë’ e klipit të saj të ri.

Dafina ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë mirëpritur gjithmonë nga publiku. /Telegrafi/