Telegrafi

Të tjera fotografi nga klipi i ri i Rita Orës që do të publikohet më 2 korrik

Rita Ora (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është thuajse në finalizim të këngës së re.

Ajo ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik të quajtur, Sigala.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga projekti, ylli nga Kosova ka ndarë disa fotografi të tjera nga prapaskenat e xhirimeve.

“Do të dalë këtë të premte. Mezi po pres nga të gjithë ju që ta dëgjoni këngën e verës të mikut tim në të cilën jam e nderuar të shfaqem, You For Me”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Rita Ora do të vijë me këngë verore më 2 korrik me DJ-në e njohur britanik, Sigala

Në postimin e ri, Rita shfaqet e lumtur dhe në top formë në një palë bikini të kuqe.

Reagimet në komente kanë qenë nga më të ndryshmet dhe fansat e saj duket se mezi po presin për këtë projekt.

Projekti i fundit i 30 vjeçares u lansua në muajin shkurt, një mini-album të titulluar “Bang” që deri më tani ka arritur mbi 40 milionë dëgjime në platformat muzikore përfshirë këtu edhe Spotify. /Telegrafi/