Site icon Telegrafi

“Të të vijë turp që flet për femrat që shkojnë në Dubai” – Sara Karaj e ashpër me Ilnisa Agollin

Ilnisa Agolli dhe Sara Karaj kanë patur një debat të ashpër me njëra-tjetrën.

Kjo nisi që me hyrjen e modeles pasi gazetarja mendoi se dëshiron të hyjë mes saj dhe Meritonit.

Teksa sot (e mërkurë) po qëndronin së bashku në oborr, Ilnisa ia ka përmendur Dubain.

Foto: Screenshot/Instagram

“Je në Dubai këtu moj, o Dubai. Nuk është me pushime në Dubai”, iu drejtua ajo.

Lexo po ashtu Banorja e re e bën të qartë, thotë se nuk do që të hyjë mes çiftit Meriton - Ilnisa

Kjo fjalë e revoltoi modelen, e cila i është kthyer ashpër për shkak të mendimit që ka për të.

“Ty të të vijë turp që flet për Dubain, të të vijë turp që flet për femrat që shkojnë në Dubai”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Kështu lloj femre je ti. Nuk ke një shoqe në shtëpi. Flet për femrën në Dubai, turp”. /Telegrafi/

Exit mobile version