Telegrafi

“Do të takohemi përsëri”: Çifti në vitet e tetëdhjeta këndojnë së bashku në karantinë

Një çift në vitet e 80-ta kanë mbizotëruar rrjetin me interpretimin e hitit klasik të Vera Lynn, “We’ll meet again” (Do të takohemi përsëri).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rex Taylor 86 vjeç, kujdeset për gruan e tij Selina, 83 vjeçe, e cila vuan nga sëmundja ‘Alzheimer’, ndërsa kanë qëndruar brenda për dy javë për shkak të vendimit të qeverisë britanike.

Çifti të cilët janë martuar për 63 vite, kanë publikuar një video në rrjetin social Facebook, duke kënduar për miqtë dhe familjarët e tyre.

Videoja e shpërndarë më 28 mars, ka marrë mbi një milion shikime.

 

Gjithashtu, videoja e filmuar në shtëpinë e tyre në Ripley, Derbyshire të Anglisë, ka marrë mjaft mesazhe të mira nga publiku i gjerë.

“Ishte thjesht pak argëtim, u ulëm dhe menduam që do të ishte një mesazh i mirë për njerëzit”, u deklaruan ata.

“Me programin Alexa, i kërkuam të gjente diçka nga Vera Lynn, ndërsa u shfaq kjo këngë e përkryer”, potencuan ata. /Telegrafi/