Site icon Telegrafi

BE: Të sigurohen kushte për zgjedhje të besueshme në rrethin e dytë

Foto: Arkiv

Delegacioni i BE-së në Shkup vlerëson se zgjedhjet lokale të 15 tetorit u mbajtën në ambient konkurrues. Në njoftimin e BE-së përmenden përfundimet e misionit të OSBE/ODIHR, të cilët më herët njoftuan se rregullat e përgjithshme të zgjedhjeve korrekte janë respektuar.

“Pushtetet duhet në mënyrë efektive të rishikojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. BE është e gatshme të ndihmojë në këtë proces”, thuhet në njoftimin e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BE gjithashtu ju bën thirrje përfaqësuesve politik të sillen me përgjegjësi dhe gjithë institucionet të sigurojnë kushte për proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm në rrethin e dytë.

BE inkurajon kandidatët e zgjedhur në rrethin e parë të kontribuojnë në përparimin e agjendës evropiane në vend.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme OSBE/ODIHR përmes një njoftimi theksoi se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të mirë dhe të qetë, janë organizuar mirë, sipas të gjithë standardeve ndërkombëtare, me disa gabime të vogla./Telegrafi/

Exit mobile version