Site icon Telegrafi

Të shtunën takim Zaev-Mickoski, do të bisedohet për Qeverinë teknike

Kryeministri Zoran Zaev të shtunën në orën 17:00 në Qeveri do të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në takim, pritet që Zaev dhe Mickoski të bisedojnë për Qeverinë teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ligjit, opozita duhet të konsultohet për propozimin e ministrit të MPB-së ndërsa ai të jetë i pranuar nga pushteti (nga dy partitë më të mëdha politike).

Lexo po ashtu Xhaferi: Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje, nuk do të ketë qeveri teknike

Në takimin e liderëve te kryetari Stevo Pendarovski kishte marrëveshje që më 12 prill të mbahet zgjedhjet e parakohshme kuvendare. Sipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveri teknike që në këtë rast është tre dhjetori i vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version