Deinsektimi në territorin e Shkupit kundër mushkonjave do të kryhet ditën e shtunë, në orët e hershme të mëngjesit. Deinstektimi do të kryhet edhe gjatë ditës së hënë.
“Nëse kushtet kohore nuk do të mundësojnë deinsektimin, deinsektimi do të bëhet ditën e ardhshme, kur do të plotësohen kushtet e kohës, në të njëjtin termin”, kumtoi Bashkia e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Autoritet e Bashkisë së Shkupit bëjnë thirrje bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojitura për të mbrojtur bletët./Telegrafi/